Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka qenë mysafir në emisionin special të TV Dukagjinit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen rreth ekstremizmit fetar në Maqedoni, Menduh Thaçi e sulmon kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.
”PDSH-ja ka bo edhe gabime. Duke tentuar të rregullojmë Bashkësinë e Fesë Islame, ne vendosëm një kryekriminel, një kryehajdut për kryetar të BFI-së. E them dhe publikish, më fal. Trysnia ishte shumë e madhe e bashkësisë ndërkombëtarë kinse janë futur ekstremist në BFI dhe ne vepruam. Tani kemi një situatë ku një kryekriminel, bandit, rrugaç i ligës parë është kryetari i Bashkësisë Fetare Islame. Nuk e ka gjatë edhe ai, sigurisht do të ndryshohet prej asaj pozite dhe atij posti.” tha mes tjerash Thaçi.

Përndryshe, Menduh Thaçi ishte në emisionin special të Tv Dukagjinit për zgjedhjet e parakohshme parlametare në Maqedoni që duhet të mbahen më 11 dhjetor. Mysafirë tjetër të këtij emisioni special do të jenë edhe: Ali Ahmeti nga BDI që do transmetohet sonte, dhe Ziadin Sela që duhet të transmetohet të premten.