Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë takuar ditën e sotme në një prej restoranteve në qytetin e Gjakovës.

Thaçi e Rama kanë thënë se takimi i tyre është miqësor.

Kurse presidenti Thaçi i pyetur nga Klan Kosova se si po i duket fushata zgjedhore për 11 qershorit, është përgjigjur shkurt se gjithçka po duket mirë. /albeu.com/