Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë letër, Thaçi i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë  stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.