Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitat dhe takimet me ata që dhanë kontribut të për çlirimin e vendit.

Thaçi, përmes një fotografie të publikuar në Facebook, shihet në mesin e bashkëluftëtarëve të tij, të cilët thyen kufirin shqiptaro-shqiptar në malet e Pashtrikut.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Në mesin e bashkëluftëtarëve, të cilët thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, në malet e Pashtrikut. Krenar me vullnetarët e diasporës dhe me batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.