Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin debativ sonte i ka dalur në mbrojtje të parezervë Lëvizjes Besa. Thaçi ka deklaruar se të gjitha akuzat që BDI i ka bërë në adresë të Besës para ndërkombëtarëve, vetë Thaçi i ka demantuar oara tyre si të pavërteta. Ai vlerëson se partia e tij së bashku me deputetët e Lëvizjes Besa do ta mposhtin BDI-në përgjithmonë, duke u shprehur se Aleanca për Shqiptarët, sipas Thaçit, nuk do të arrijë të marrë asnjë mandat deputeti.

“Nuk është e vërtetë se ata janë islamistë dhe se janë të rrezikshëm. Këtë ua kam thënë edhe ndërkombëtarëve. Përndryshe ne vetë do të shkonim t’i arrestonim ata” – ka deklaruar Thaçi, duke spjeguar në vazhdim pse ai vazhdon të jetë në listën e zezë amerikane.

Thaçi ka deklaruar se nëse nuk fiton llegjitimitetin e shqiptarëve do të japë dorëheqje të parevokueshme nga kreu i partisë dhe do t’u sugjerojë deputetëve të PDSH-së pa asnjë kusht të përkrahin opozitën./FAKTE.Net