Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, sonte në Sllatinë u shpreh se gjendja e shqiptarëve është shumë e keqe andaj duhet të rreshtoheni drejt civilizimit perëndimor.

Thaçi u shpreh se vota në këto zgjedhje është më e fuqishme se raketa dhe se bomba atomike, përcjell TetovaSot.

Lideri i PDSH-së tha se këtë herë nuk ka asnjë kompromis me këta që bënë mashtrim këto 15 vite, andaj vota që i jepet PDSH-së rezultatet do të shihen brenda 24 orëve,.

“Ju thoni të tjerëve, se kur të fitoje PDSH-ja, në mëngjes kur të çohen njerëzit, polici maqedon ndryshe do të shikojë, ata që i kanë dënuar shqiptarët shikimin do ta kenë të ulur pas fitores së PDSH-së” u shpreh Thaçi

Ndryshe Zhaçi ditë më parë tha se nëse PDSH-ja do ti fitojë zgjedhjet nuk do të bëjë koalicion me Nikolla Gruevskin dhe as me Ali Ahmetin./TetovaSot/