‘Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti se duhet të japë dorëheqje me pretendimin se ka bërë shkelje të Kushtetutës

”Ju e dini se ai [Albin Kurti] ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit. Por pata deklaruar edhe më herët se ”ai ka me shku më shpejtë se presidenti”, është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.

Presidenti Thaçi pas vizitës që bëri në Odën Ekonomike të Kosovës, paralajmëroi se Kryeministri në detyrë Kurti bashkë me ministrat e tij, do të përballen me drejtësinë.

”Sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk do të komentoj asgjë. Është koha edhe Kurti dhe e tërë grupa e tij të përballen me drejtësinë për shkak të aktiviteteve kriminale politike”, theksoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur të komentoj takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën ku u pyet lidhur me mbajtjes e zgjedhjeve.

Megjithatë, Thaçi tha se ka ardhur koha që Kurti dhe siç u shpreh ai, grupi i tij, të ballafaqohen me drejtësi.
“Unë nuk komentoj takimet për të cilin nuk kam ndonjë informatë që ka ndodhur dje. Ju e dini që ajo nuk është zyrë vendimmarrëse prandaj mirë që takohen, mirë që diskutojnë por nuk është një proces i njëanshëm. Unë do të ftoj e diskutoj me të gjithë spektrin politik sa i përket zgjedhjet në Podujevë, por gjithmonë duke i respektuar këshillat. Para se të mendohet për hapat tjerë, Kurti dhe grupi i tij ka ardhur koha që të ballafaqohen me drejtësi. Edhe ai edhe Xhelal Sveçla, edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, që për këta muaj e kanë shkel edhe kushtetutën edhe ligjet, raporton KOHA.

Sa i përket dialogut, Thaçi tha se nuk mund të dihet kur do të nisë ai, porse përkushtimi i SHBA-së është inkurajues.

“Askush nuk mund ta përcaktojë ditën apo javën kur do të vazhdohet dialogu. Është inkurajuese përkushtimi i Amerikës që t’i shtyjë gjërat më përpara derisa neve si Kosovë na mbetet të punojmë bashkërisht pa dallime.