Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj ndryshimit dhe plotësimi të vendimit për reciprocitetin të marrë mbrëmë pas mbledhjes së 37-të të Qeverisë në detyrë.

Thaçi tha se edhe në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme, njofton Klan Kosova

Thaçi mes tjerash tha se Kurti me vendimin kinse për reciprocitet po vazhdon të bëjë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Amerikës por edhe BE-së po rrezikon atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.

“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada. Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës” ka shkruar Thaçi.