Rregull ka, pastërti ka, mjekësia është e mirë po na këqyrin, policia është e mirë por duhet drejtësi te këta të mëdhenjtë duhet drejtësi”, dëgjohet njëri nga të izoluarit deri sa i drejtohet presidentit nga ballkoni.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimet e tij se pse një person është liruar nga karantina.

Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosoës të gjithë personat të cilat kanë ardhur nga vendet e jashtme, do të dërgohen në Qendrën e Studentëve e cila është kthyer në karantinë dhe do të qëndrojnë për 14 ditë.

Ky vendim erdhi pasi që të ardhurit kanë qenë në vende të jashtme në të cilat ka pasur raste të konfirmuara me coronavirus.

Më poshtë u sjellim pamje gjatë vizitës së Presidentit dhe thirrjet nga Qendra e Studentëve

Video Player