Sonte në rezidencën e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Mendu Thaçi u takua me Drejtoren për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme Angelina Erkhorst si dhe Johanes Vairek nga e njëjta zyre. Thaçi dhe përfaqësuesit e lartë të Brukselit folën për rrjedhën e zhvillimeve politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zbatimin e zotimeve lidhur me zgjedhjet e 5 Qershorit. Erkhorst është takuar edhe me drejtuesin opozitar, Zoran Zaev.

“Unë vazhdova të qëndroj në atë se duhet shqiptarët e Maqedonaset të kenë një marrëveshje të fuqishme politike. Nuk do zgjidhen këto marrëveshje me truqe folklorike dhe romantike. Shqiptarët kanë filluar jashtë mase të shqetësohen që në kuadër të këtij dialogu dhe këtyre marrëveshjeve të gjata mungojnë të drejtat e tyre, mungon përmendja e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, si dhe jam skeptik që partitë në pushtet të përmbushin kushtet për zgjedhjet e 5 Qershorit”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

https://youtu.be/0BF17i26Lq0?t=43