Lëvizja Besa sonte mbajti Kuvendin Themelues të Forumit Rinor të kësaj lëvizjeje. Kryetari i forumit rinor, Daim Luçi, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjerash tha se forumi rinor i kësaj lëvizje ka për qëllim dhe synim që të mos njolloset historia e shqiptarëve si dhe t’i dalë zot çështjes kombëtare. Ai tha se Lëvizja BESA do të kujdeset që të pensionojë të gjithë ata politikanë shqiptarë që shkelin mbi dinjitetin e shqiptarëve.

“Lëvizja Besa, është një model lidershipi, ndryshe nga ato egzistuese, e cila synon përmirsimin e gjendjes aktuale politike, shoqërore, ekonomike të shqiptarëve, dhe padyshim falë bartësit të këtij lidershipi, kryetarit tonë doktor Bilall Kasamit”, deklaroi kryetari i Forumit Rinor tw Lwvizjes BESA, Daim Luçi.

Kuvendin Themelues të Forumit Rinor e përshëndeti edhe numri një i kësaj lëvizje, Bilall Kasami. Duke përgëzuar punën e bërë të të rinjve të Besës, Kasami u ndal edhe tek situatuta aktuale politike në vend. Ai tha se vendi po futet në një krizë të thellë politike dhe se kjo kriyë u shkaktuan për shkak të mungesës së demokracisë. Kasami poashtu potencoi se lëvizja BESA nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk ndryshon kjo situatë politike dhe nëse nuk pastrohen listat zgjedhore.

“Ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, që do ta legjitimojnë këtë. Nëse nuk do të mund të ndryshojmë, së paku nuk do të legjitimojmë. Dhe derisa diçka nuk ndryshon në këtë plan, edhe qëndrimi jonë nuk do të ndryshojë. Po cili është kuptimi të marrësh pjesë në një garë, në të cilën paraprakisht dihet rezultati”, deklaroi kryetari i Lwvizjes BESA, Bilall kasami.

Kasami më tej theksoi se për gjendjen politike fajtor janë edhe partitë e mëdha shqiptare si dhe bëri thirrje që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.