Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckenberg është thirrur ditën e sotme në gjykatën e Dallasit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbrojtur kompaninë e tij pasi akuzohet për kopjim të teknologjisë së “VR” (realitetit virtual)

“Zenimax media” është kompania e cila e akuzon pronarin e “Facebook” për vjedhjen e teknologjisë e cila sipas tyre është krijuar në fillim nga “Zenimax”, e më pas u kopjua nga kompania që Mark Zuckenberg bleu në vitin 2014, “Oculus” e cila përdor teknologjinë e dekadës së re, atë të realitetit virtual.

Sipas Zuckenberg, arsyeja përse kompania “Zenimax” po e akuzon është për shkak se ata nuk mundën të avancojnë si “Oculus” në këtë teknologji dhe tani janë duke kërkuar 2 milionë dollarë si shpërblim. /P.Sh/