Një nga themeluesit e VMRO-së, njiherit edhe kryetar i Forumit të Patriotëve Mendjelirë, Vlladimir Zmejkovski, i ka bërë thirrje Nikola Gruevskit të dorëhiqet nga kryesia e kësaj partie.

Ai gjithashtu e akuzon Gruevskin për lojra të pista, kriminalizim të shërbimeve që lejuan të ndodhin Smilkova, Kumanova, Kalaja e Shkupit, vetëm e vetëm, siç thotë, të ketë sukses “martesa” me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Zmejkovski e ka quajtur Gruevskin lider të vetëshpallur dhe që ikën në Vjenë si një frikacak ndërkohë që duhej të ishte prezent në Kuvend, ndaj Gurevski dhe Ivanov, sipas tij, duhet të japin dorëheqjen.