Një studente u godit me thikë nga një dashnor xheloz pasi “u bind” se ajo kishte marrëdhënie me një dizajner të famshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Lloyd Brackenbury, 32 vjeç, i cili e akuzonte Natasha Wild, 23 vjeçe, se po e mashtronte me një malajzian, dizajner i famshëm i këpucëve.

Ndërsa paranoja e tij u rrit, ai filloi ta shtonte gjithnjë më shumë presionin ndaj saj.

Akuzat shkaktuan dhunë të vazhdueshme në të cilat Brackenbury e përplasi atë shpesh në tokë.

Si pasojë, familja e tij donte që ai të ndahej. Por, para se të mund ta bënin atë, Brackenbury i vendosi një thikë në qafën e Natashës duke i prerë një arterie të madhe.

Ajo u gjet e shtrirë në divanin e shtëpisë së tyre në Rochdale, Greater Manchester.

Brackenbury u urdhërua të mbetej në një spital psikiatrik, por u gjeti fajtor “për vrasje në bazë të përgjegjësisë së zvogëluar” pas një gjyqi në një gjykatë në Manchester.

Gjykata dëgjoi se ai ishte diagnostikuar me skizofreninë paranojake, por kishte ndaluar marrjen e mjekimeve të tij deri në sulmin e nëntorit të kaluar