18-vjeçari me iniciale A.I. nga fshati Xhepçisht, ka denoncuar se ditën e hënë, rreth orës 13.30, përderisa me shokët ka qenë në Tetovë, në afërsi të qendrës për kulturë, është takuar dhe ka filluar një zënkë verbale me 16 vjeçarin minoren nga Kamjani, me të cilin ka pasur edhe mosmarrëveshje paraprake.” Mosmarrëveshjet kanë dalë nga kontrolli dhe 16vjeçari nga Kamjani ka nxjerrë thikën, duke i shkaktuar dy prerje në bark dhe në gjurin e majtë më pas menjëherë është larguar nga vendi ngjarjes. I lënduari menjëherë është drejtuar për ndihmë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe më pas rastin e ka denoncuar në polici”, njofton Policia e Tetovës. Gjatë ditës i mituri është thirrur në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të të gjitha detajeve që ndërlidhen me rastin në fjalë do të përballe me padi adekuate. (koha.mk)