Pas cdo sulmi, terroristët thërrasin nën emrin “Allahu Ekber” dhe vrasin mijëra njerëz. Por çfarë do të thotë shprehja “Allahu Ekber”?

Fraza “Allahu Ekber”, ka qenë e lidhur me shumë sulme terroriste. Sulmuet në Paris dhe vrasësi në Orlando, thuhet se ka shqiptuar fjalët para vrasjes së mijërave viktimave të pafajshme. Myslimanët gjithashtu shprehin të njëjtën frazë në unison për të treguar miratimin për një drejtues, në të njëjtën mënyrë që të krishterët përdorin “amen”.

Dr.Hesham Hassaballa shprehet se: “Allahu Ekber është më shumë se vetëm një frazë, pasi është një mënyrë e jetës. Kjo do të thotë se Zoti është më i madh se çdo gjë tjetër në Tokë”. Disa vende myslimane funksionin e frazës e kanë të shkruar në flamujt e tyre kombëtarë, duke përfshirë Irakun, Iranin dhe Afganistanin.

Pse terroristët vrasin nën shprehjen “Allahu Ekber”?

Shumë ekstremistë islamikë e përdorin frazën “Allahu Ekber” si një britmë lufte. Ka raporte të shumë që xihadistët e shqiptojnë frazën para vrasjeve. Këta ekstremistë, duke përfshirë ata që luftojnë për ISIS, pretendojnë se kryejnë mizori në emër të Islamit, edhe pse shumica e myslimanëve i dënojnë veprimet e tyre.

Një dokument i gjetur në bagazhin e një prej rrëmbyesve, ishte që: Bërtit “Allahu Akbar” sepse kjo godet frikë në zemrat e jobesimtarëve. Që atëherë, “Allahu Ekber” ka qenë e lidhur me sulmet terroriste.

Një prej vrasësve të Pushkatarëve, Lee Rigby, bërti frazën në gjykatë ku u akuza për “tradhëti të Islamit”. Dëshmitarë të të shtënave në Paris, Orlando dhe Mynih, kanë raportuar se këta persona të armatosur kanë thënë këtë frazë përpara se të kryenin sulmet./burimi Daily express