Të gjithë po flasin për ‘Kënga Magjike’, kush do e fitojë, si kanë votuar artistët, çfarë duhet të presim sonte nga Besi dhe Erioni, por edhe nga spektakli në përgjithësi.

E premtja ka qenë një ditë vendimtare për të gjithë artistët pjesëmarrës të cilët kanë votuar për këngën e tyre të preferuar, duke dhënë pikët e tyre nga 1-30 për atë që e konsiderojnë si ‘këngën magjike’ të këtij viti. Disa prej këngëtarve kanë dalë hapur kundë kësaj mënyre votimi, të cilët nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, janë shprehur se ‘po bëhen pazare të pista’ mes artistëve.

Duket se të gjithë kanë ardhur në këtë konkurrim për të fituar trofeun e madh, por e dimë se kjo është e pamundur. Një prej emrave që është lakuar shumë si fituesja potenciale e ‘Kënga Magjikë 2017’ Anxhela Peristeri me ‘E çmendur’. Publiku e priti shumë mirë këngën e saj dhe ishte një ndër këngëtaret që na mahniti me interpretimin ‘live’, madje duartrokitjet kanë zgjatur për disa minuta, duke e rikthyer disa herë në skenë atë. Shumë e quajnë Anxhelën fituese, por çfarë mendon ajo vetë për këtë?

Gazetari: Flitet se do të jesh ti fituesja…

Anxhela: Ata ashtu e mendojnë, unë i falenderoj