Të ndjekësh trendet e reja të cilat ndryshojnë me shpejtësi marramendëse mund të jetë disi e dhimbshme për kuletën tuaj, dhe duket se kjo nuk do të ndryshojë as në 2018-ën.
Mbërtheni veten dhe thuajini lamtumirë xhinseve tuaja të ngushta pasi një trend i ri më ‘In’ do t’i zëvendësojë ato këtë vit.
Sipas kompanisë së xhinseve J Brand ja se çfarë na rezervon ky vit për sa i përket veshjeve dhe stilit që duhet të ndjekim…
Ky vit do të jetë i gjithi i dedikuar tek siluetat e forta, xhinset me fund të lirshëm si ato të kaubojsave, disa prej tyre me xixa, apo dhe pantallonat me ngjyra do të jenë trendi më i fundit.