Avokadot shpejt po bëhen një prej frutave më të kërkuar në botë.Së fundmi është thyer një rekord interesant për këtë frut.

Pamela Wang nga Amerika gjeti një avokado e cila peshonte 2.37 kilogramë. Kjo është rreth 14 herë më shumë se pesha mesatare e një avokadoje, transmeton Albinfo.ch.

Ajo e gjeti këtë avokado të çuditshme teksa kishte dalë të merrte gazetën në Kealakekua në Hawaii. Duke ecur kishte parë frutin e rënë nga pema. Pasi kishte rënë nga pema, ajo llogaritet si e lirë për t’u marrë nga kushdo.

Deri tani, rekordi qëndroi për tetë vjet. Avokadoja që mbante rekordin e shkuar peshonte 2.19 kilogramë dhe ishte rritur nga Gabriel Ramirez Nahim në Venezuelë.