Rreth 20.000 Romë janë profiluar në bazë racore nëpër kalimet kufitare, dhe u është kufizuar e drejta elementare e njeriut për lëvizje të lirë, e garantuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Instituti për Politika Evropiane (EPI), në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Kham” (“Dielli”) nga Dellçeva, kanë përgatitur film vizatimor me kohëzgjatje prej tre minutash, në të cilin paraqitet sjellja e zyrtarëve kufitar kur vërejnë Romë në kalimin, shkruan “Civilalb“.

Vetëm përkatësit e bashkësisë etnike Rome i zbresin nga autobusët të cilët udhëtonin jashtë shtetit, dhe u kërkonin letër garancie dhe shumë të caktuar parash, u tregua në hulumtimin e EPI dhe “Kham”, përfaqësuesit e të cilëve biseduan me mbi pesëdhjetë Romë të cilët kanë pasur probleme në kalimet kufitare të Maqedonisë.

“Nuk e kam të qartë se çfarë bëjnë këta njerëz, do të thotë nuk na konsiderojnë si njerëz, si asgjë. Do të thotë ne nuk jemi njerëz”, thotë një Rom i kthyer nga kufiri.

“Sikur nuk je shtetas i Republikës së Maqedonisë. Sikur nuk je njeri, thjeshtë. Unë i thash, unë jam shtetas i këtij shteti”, thotë një nga Romët e kthyer.

“Momentin kur na shihnin në kufi, a jo, jo, kthehu. Ti je Rom. Shporru!”, është dëshmia e një Romi tjetër,  të cilin e kanë kthyer nga kufiri Maqedonas.

Për momentin janë në procedurë 41 procese gjyqësore, ndërsa në 9 raste është konstatuar diskriminim ndaj Romëve në kalimet kufitare.

Në raportin e Komisionit Evropian tregohet se 80% nga kërkuesit e azilit të cilët janë kthyer, janë Romë nga Maqedonia dhe Serbia.