Tigri copëton për vdekje burrin në kopshtin zoologjik (Video)

Një burrë është vrarë në mënyrë makabre nga një tigër në një kopsht zoologjik të Kinës, ndërkohë që gruaja dhe fëmija i tij e shihnin.

Incidenti ndodhi në Parkun Youngor në qytetin e Nigbo, kur i riu u fut në strehën e kafshës.

Një dëshmitar ka filmuar të gjithë momentin e horrorit, kur tigri e copëton burrin për vdekje me dhëmbë.

Pas përpjekjes për ta shpëtuar babanë e fëmijës së shokuar, një tigër u qëllua nga stafi i parkut.