Politikani i ” buzëqeshur ” para kamerave ose gjatë shfaqjes në publik nuk i ngjan atij tjetri që shpreh neveri ndaj tjerëve dhe fyerje në prapaskenë.

Së fundmi që skandali të merr përmasa tjera akoma më të mëdha ka të bëjë me një video tjetër të rradhës që përflitet në opinion se do të del së shpejti.

Ai kësaj rradhe nuk ka në shënjestër partitë që i merr në koalicion por janë shqiptarët që ai i ofendon tepër rëndë madje duke i quajtur se ata shiten lirë ose më saktë se mund ti blesh me pak para.

Kjo përbën një nëncmim të madh duke i quajtur ata njerëz që në treg shiten për kaq pak para dhe madje ai e përzien në këtë mes edhe pjesën më sublime të shqiptarëve, UCK-në për të cilët thotë se shiten poashtu shumë lirë.

Kjo bombë e re që përflitet se do del në publik do të përbënte një skandal shumë të madh për karierën e tij politike rreth qëndrimeve të kundërta që ai shpërfaq por që të tilla raste e demaskojnë atë si një politikan kameleon që ndryshe flet , ndryshe vepron dhe që ka mjegulluar madje edhe shqiptarët duke i ” hipnotizuar” si shpëtimtari i një shteti për të gjithë kur ana tjetër prapa perdeve të politikës e bën atë të ngjashëm si paraardhësit e tij në partinë e cila i ka bërë të vuajnë kaq shumë shqiptarët.