Tim Shkupi për LOGOS-in

Nuk e di se për çfarë protestojnë? Në një vend ku domethënia e librit është hyzmet Falas dhe më shumë kjo aferë është politike sesa ka të bëj me librin dhe të drejtat e autorëve që shkruajnë libra!

Më sevap është të protestohet për Agim Behlulin, që ka mbajtur burg 7 vjetë, të dëmshpërblehet dhe për të gjitha padrejtësitë tjera, që ju kanë ndodhur shqiptarëve dhe të tjerëve aty-këtu, sesa këto maskarada politike që po bëhen në emër të librit!

Shtëpia botuese Logos më shumë ka aplikantë të vebër, njerëz të ngjyrosur me ideologji, njerëz të preferuar për puthje politike të lustrave të fytrës, sesa ka autorë si Ben Blushi, apo lexues të lbrit si në Shqipëri.

Pastaj ta lidhin kontrollin shtetëror të inspektoriatit me komb, vërtetë është dyftyrsi që kalon në marrëzi.

Në Maqedoni nuk ka asnjë autor që lexohet, që mund të josh lexuesin dhe njerëzit të blejnë librin e tij, ku do të fitonte shtëpia botuese nga shitja e librit dhe autori, sikurse është traditë në Shqipëri. Nëse në Shqipëri nuk është si në Angli, por shumë më mirë se në Maqedoni është një mijë herë.

Kjo është e Vërteta.

Të gjitha shtëpitë botuese në Maqedoni planifikojnë si sponzor qeverinë, ministrinë e Kulturës, pa u futur në detaje tjera rreth sponzorimit apo qëllimeve propagandistike apo promovimin e dhunshëm të disa autorëve të ish-sistemit të LKJ-së të konvertuar në demokratë fetarë.

Deri kur do të ndalen këto mashtrime politike, interese të politikave ditore dhe nxënësit, rinia dhe qytetarët shqiptarë do të protestojnë për të drejtat e tyre elementare të sigurisë, lirisë, kushteve më të mira për shkollim dhe perspektivave evropiane për të krijuar familje të shëndoshë në shoqëri.