Tim Shkupi

Pas asaj që i ndodhi Ziadin Selës, pavarsisht bindjeve partiake, ideologjike, të mos tregohesh pak me dinjitet njerzor, por në emër të idhujtarisë partiake, të shfaqish mentalitet të ISIS-it, të gëzohesh, kjo do të thotë se me ty diçka nuk është në rregull si njeri.

Tekefundit, partitë që provojnë zgjedhjet në ventilator janë të gjitha të njejta, sepse targetojnë qeverinë, por jo të sillen pa përgjegjësi, të heshtin tentim vrasjen e 27 Prillit për kaprica të vogla në emër të grupit.

Nuk do të çudtiem nëse na rrehin përsëri!!!

Pse nuk ia vizatoni Billit të Llërcës një foto të këtillë që ka qenë në listat e BDI-së, por Zijadin Selës!

Duhet me pasur njeriu pakë dinjitet, jo vetëm pse nuk është me mua ta shoh në seanca të fërkatarëve.

Partia e secilit matet se si sillen me kundërshtarët e tyre, si veprojnë dhe si ju qasen problemeve për t’i zgjidhur.

Tërë ditën na flasin për konsensus, demokraci konsensuale, kurse njëri-tjetrit mundohen t’ia nxjerrin syte për matematikat me LSDM dhe VMRO.

 p