Ambasadori francez Kristian Timonie deklaroi se duan që kriza të tejkalohet sa më shpejtë që Maqedonia të kthehet në rrugën e duhur më saktë integrimin në BE dhe NATO.

“Duam klima të ngel e qetë dhe në harmoni me komunitetet etnike që e përbëjnë këtë shtet”, deklaroi Timonie gjatë vizitës së kompanisë “Zavar”.

Ai theksoi se është i njoftuar me letrën e Gjorgje Ivanovit, por nuk deshi të komentoj sepse kjo nuk i është adresuar presidentit të Francës.

“U njoftova me letrën që e dërgoi presidenti Ivanov deri tek kryetari i Këshillit Evropian, presidentit të SHBA-ve, presidenti turk dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Do të kuptoni se nuk dua të komentoj letër që nuk është dërguar pranë Republikës së Francës. Letra do të shqyrtohet në suazat e Këshillit Evropian të premten”, tha Timonie.