Ambasada e SHBA në Tiranë, e nis Vitin e Ri 2018 me një pyetje për të gjithë shqiptarët.

“Shpresojmë që të jeni duke e shijuar ditën e parë të 2018-ës. Cili është zotimi juaj për këtë vit?”, shkruhet ne postimin ne Facebook te ambasadës.

Një ditë më parë ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ka uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2018. Në faqen online të Ambasadës Amerikane, përcillet mesazhi i ambasadorit Lu, i cili thotë se Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm.

Teksa uroi një 2018 të mbarë, ambasadori Lu përcolli mesazhin se “të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për një të ardhme më të begatë dhe të sigurt”.