Tifozët serbë të Cervena Zvezdës vazhdojnë të provokojnë me koreografitë e tyre në sfidat europiane.
Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj BATE Borisovit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës, ata kanë shpalosur një koreografi ku shkruhej: “UEFA mafia, Kosova është Serbi”.

Shkrimi ishte në gjuhën serbe, ndërkohe që gjatë lojës nuk kanë munguar thirrjet për Kosovën, të cilën, serbët e konsiderojnë ende si pjesë të tyre dhe si zemër të Serbisë.

Komisionet e UEFE-s pritet të ndërmarrin një sërë masash ndëshkimore në lidhje me koreografinë e shpalosur dje në stadiumin e Cervena Zvezdës si dhe për koret fyese.