Më shumë se 30 njerëz u mbytën pasi rreth 200 persona ranë një nga anije emigrantësh e tejmbushur në ujërat libiane, tragjedia më e fundit në detin Mesdhe.

Ndërsa anijet e shpëtimit i afroheshin mjetit lundrës në telashe, mbi të cilin gjendeshin rreth 700 emigrantë, anija e tejmbushur u lëkund dhunshëm dhe shumë njerëz ranë në det pa jelekë shpëtimi.

Roja bregdetare italiane po koordinon operacionet e shpëtimit ku marrin pjesë edhe anije organizatash joqeveritare, të cilat publikuan pamjen dhe foto rrëqethëse të incidentit tragjik.

Zyrtarë italianë thanë se roja bregdetare ka kërkuar të dërgohen anije të tjera në zonë, rreth 32km larg bregdetit libian, pasi besohet se rreth 2000 emigrantë gjenden 15 anije të tjera. Më shumë se 1300 njerëz kanë vdekur vetëm këtë vit në kalimin më të rrezikshëm detar në botë.

Vetëm gjatë 7 ditëve të fundit, mbi 7000 emigrantë janë shpëtuar nga anije të pasigurta në Mesdhe. Autoritetet italiane, ët parat që përballen me fluksin e emigrantëve kanë dhënë alarmin se përmirësimi i motit do të sjellë më shumë prurje.

Shifrat janë të qartë në këtë drejtim, pasi këtë vit, mbi 45 000 emigrantë kanë mbërritur përmes detit në Itali, një rritje e ndjeshme krahasuar me një vit më parë.