Të paktën 5 viktima kanv ndërruar jetë si pasojë e një sulmi me një kamion të tonazhit të rëndë në Stokholm, pranë një qendre tregtare në Suedi.

Dëshmitarët kanë thënë se janë dëgjuar edhe të shtëna ne momentin shoferi i automjetit qe shkaktoi tragjedine është arratisur.

“Pashë qindra njerëz duke vrapuar”, ka thënë një dëshmitar.

Policia ka blinduar zonën ndërsa dhjetra të plagosur të tjerë janë transportuar në spital.

Zëdhënësja e policisë Towe Hagg ka thënë: “Një automjet ka plagosur disa njerëz në Drottningatan.”

Disa dëshmitarë thonë se kanë parë një burrë në tokë i rrethuar nga policia. Sipas mediave kamioni është grabitur mëngjesin e sotëm ndërsa shoferi do të duhej të dorëzonte një porosi të një restoranti. Kjo do të duhej të shpjegonte prezencën e tij në zonën pedonale.