Lideri i TMRO-së Vanço Shehtanski ka reaguar sot lidhur me kolacionin “Për një Maqedoni më të mirë” që ka pranuar dygjuhësinë e cila është paraparë në platformën e partive shqiptare.
“Deklaratat publike të Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit lidhur me atë që koalicioni ‘Për një Maqedoni më të mirë’, ka pranuar platformën e partive shqiptare për ridefinimin e shtetit me vendosjen e dygjuhësisë në gjithë territorin është një e pavërtetë absolute, kurse ajo që është qëndrim i qartë është që të gjithë partnerët të koalicionit i të gjitha partive është anashkalimi në tërësi i kësaj platforme antimaqedonase”, ka thënë në reagimin me shkrim Shehtanski.
Ai po ashtu kërkoj që VMRO-DMPNE të sqarohet lidhur me pohimet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëdhënësit Bujar Osmani.
“TMRO si pjesë e koalicionit vlerëson që VMRO duhet të japë sqarim lidhur me vendimin e përbashkët dhe të refuzohen të gjitha shantazhet të cilat ndikojnë në karakterin unitar të shtetit maqedonas”, theksoi Shehtanski.