Ish zëvendësministri i Qeverisë, Nikolla Todorov disa orë para zgjedhjes së Qeverisë së re reformuese të LSDM-së, vendosi që ish kryeministri Nikolla Gruevski t’i shfrytëzojë dy vetura zyrtare “Volkswagen Passat”, publikoi portali A1on, njofton Portalb.mk.

Vendimi është publikuar edhe në Gazetën zyrtare me 1 qershor, kur filloi me punë Qeveria e re e zgjedhur.

Vendimi u mor në mënyrë specifike për Nikolla Gruevskin të cilit prej kur do t’i ndërpritet funksioni, me këtë vendim mund ta shfrytëzojë privilegjin.

Përveç këtyre veturave, Nikolla Gruevski do të shfrytëzojë dhe sigurim personal nga gjashtë persona dhe vozitës edhe për një dekadë, aq sa ka qenë kryeministër.