Në infrastrukturën shëndetësore po zhvillohet një cikël i vazhdueshëm i investimeve me vlerë prej 74,6 milion euro, që së bashku me investimin e 128 milion eurove për Qendrën e re Klinike në Shkup është mbi 202 milion euro, deklaroi sot ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, transmeton Zhurnal.

“Infrastruktura e shëndetësisë është një ndër aspektet më të rëndësishme për egzistimin e një sistemi shëndetësor të zhvilluar dhe kjo është cikli më i madh i investuar i bërë në Republikën e Maqedonisë së pavarur”, tha Todorov.

Pjesa më e madhe e investimeve duhet të përfundojnë gjatë këtij viti, përveç Qendrës klinike e cila është e paraparë të përfundoj 45 muaj pas fillimit të punimeve, si dhe investimi i Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë dhe Qendra Urgjente në Kumanovë.

Në zhvillim e sipër është dhe ndërtimi i Spitalit Klinik në Shtip, i cili është një infrastrukturë jashtëzakonisht i mirë në shëndetësinë e Maqedonisë. Momentalisht po kryhen punime ndërtimore në nivelin e tretë, ndërsa struktura e përgjithshme pritet të mbarojë në pjesën e dytë të vitit 2018. Kanë filluar punimet për rekonstruimin e tërësishëm të klinikës Univerzitare për sëmundje  kirurgjik “Shën Naum Ohridski”. Afati për përfundim është deri në fund të vitit, ndërsa investimi është rreth 2 milion euro, deklaroi Todorov.