Ankesa e OBRM-PDUKM-së kundër vendimit të Komisionit shtetëror Zgjedhor për anulimin e votimit në një vendvotim në Gostivar themelohet në tre baza juridike, tha sot anëtari i Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov.

OBRM-PDUKM apelon që të mos ketë kurrfarë presioni mbi Gjykatën administrative, e cila, siç tha, duhet të vendos ekskluzivisht në pajtim me ligjet.

“Secili veprim tjetër do të thotë falsifikim dhe vjedhje të vullnetit të shumicës së qytetarëve, të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor”, tha Todorov, duke potencuar se “nuk duhet të lejohet që shtatë njerëz të pafajshëm të përfundojnë në burg për shkak të vendimit joligjor të KSHZ-së”, dhe se vendimi është precedent i paparë. /Telegrafi/