Tom Cruise do ta shohim shumë shpejt në një film të zhanrit aksion.

Aktori amerikan sërish do të jetë në rolin e pilotit Pete “Maverick” Michelle në vazhdimin e filmit “Top Gun”.

Xhirimet e vazhdimit të filmit të famshëm tashmë kanë filluar, raporton televizion CNN.

Ai së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet pranë një aeroplani si dhe disa të tjera.

Filmi “Top Gun” u filmua në vitin 1986, i cili e vendosi 55-vjeçarin në mesin yjeve e mëdhenj të hollivudit.

Sipas asaj që raporton televizioni i lartcekur, “Top Gun: Maverick” në ekranet e mëdha të kinemave do të shfaqet në dhjetor të këtij viti.

Kujto se 32 vjet më parë është regjistruar edhe kënga “Take my breath away”, e cila u shndërruar një hit botëror.

1,350 people are talking about this