Ambasadori i Republikës së Çekisë, Miroslav Toman sot tha se po priten udhëzimet nga Komisioni Evropian për atë se sa vaksinat do të dërgohen në Maqedoninë e Veriut.

“Republika e Çekisë është plotësisht e përfshirë në përkrahjen dhe mbështet sigurimin e vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkani Perëndimor. Paratë janë këtu, 17 milionë euro janë në dispozicion që duhet të përdoren për blerjen e vaksinave. Qëndrimi ynë është momentalisht që vaksinën ta çojmë përmes sistemit kovaks, që do të thotë se duhet të presim KE të japë udhëzime si dhe sa vaksina do të dërgohen këtu”, tha Toman.

Ai tha se gjithmonë janë të gatshëm të japin mjete shtesë për vaksina shtesë dhe dhe se duhet të pritet edhe pak për ta parë gjendjen se si po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri tha se nga politikanët i pari do të vaksinohet ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërsa ai do të vaksinohet pas të sëmurëve kronikë, të moshuarit për shkak se ata kanë përparësi.