Përbërësit

350 gr sheqer të kaftë

300 ml vaj

4 kokërr vezë

300 gr karotë (të grira imët)

450 gr miell (që fryhet vetë)

10 gr maja birre (pluhur)

10 gr sodë buke

10 gr kanellë

15 gr xhenxhefil (i bluar)

60 ml qumësht

200 gr krem ëmbëlsirash

75 gr krem kokosi

1 copë karotë (e grirë)

125 gr sheqer pluhur

Përgatitja

1.Ngrohni furrën në 180°C.

2.Përzieni sheqerin me vajin, më pas filloni të shtoni vezët, miellin e gjithë përbërësit e kekut.

3.Pasi t’i keni punuar mirë të gjithë përbërësit, hidheni brumin në një formë unike ose nëpër forma të vogla.

4.Piqeni për 25 minuta. Provojeni me një kunj dhëmbësh nëse është pjekur sa duhet

5.Për dekor: përzieni kremin e kokosit me kremin e ëmbëlsirave deri sa të përfitoni një përzierje të plotë.

6.Vendoseni mënjanë. Filloni të zbukuroni me kremin e përftuar kekët e vegjël. Hidhni pak karota ose sheqer të karamelizuar sipër.