Njerëzit tradhtojnë! Nëse ende nuk e keni pranuar këtë fakt bëni mirë ta pranoni. Tradhtia ndodh, dhe për arsye që nuk janë në dorën tonë.

Një studim i kryer së fundmi nga Illicit Encounters, websitei britanik i takimeve, i themeluar në vitin 2003, nxori disa rezultate shumë interesante.

Së pari, nuk është e vërtetë që burrat tradhtojnë më shumë. Gratë janë më të predispozuara të tradhtojnë partnerët. Dhe për këtë fajtorë janë prindërit!

Praktikisht, nëse një nga prindërit e saj ka tradhtuar, edhe ajo me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Sipas këtij studimi u zbulua se 71% e femrave tradhtare kishin nëna tradhtare, ndërsa 45% e burrave tradhtarë ishin fëmijë të një babai tradhtar. Diferenca është e madhe.

Statistika të tjera të nxjerra nga ky studim janë këto:

– 66 e grave tradhtare thanë se ndiheshin sikur ‘kishin leje’ për të tradhtuar, meqenëse nënat e tyre kishin bërë të njëjtën gjë.

– 86% e burrave thanë se do t’i jepnin fund një tradhtie nëse babai i tyre do ta zbulonte dhe do t’ia kërkonte diçka të tillë.

Website Illicit Encounters ka 100,000 përdorues aktivë tek të cilët është bërë edhe studimi.