Policia daneze njofton se një 45-vjeçar e ka vrarë bashkëshorten dhe katër fëmijët e vet, dhe më pas veten.
 
Mësohet se viktimat janë gruaja 42-vjeçare dhe dy djem e dy vajza të moshës mes 3 dhe 16-vjeçe, të cilët ishin pjesë e familjes së njëjtë.
 
Në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje, policia daneze hodhi poshtë spekulimet e mediave se rrjedhja e gazit e kishte shkaktuar vdekjen e tyre.
 
Nuk dihet motivi i vrasjes, e as nuk është bërë e ditur se si janë vrarë viktimat.