Të paktën 6 viktima janë regjistruar në brigjet e Libisë, por mendohet se janë akoma shumë më shumë të humbur, sepse nuk dihet nje numër i saktë në nisje. Ky është bilanci i ditës së sotme në detin Mesdhe, ku një gomone është përmbysur 30 milje larg nga brigjet e Libisë. Roja Bregdetare italiane ka dërguar një anije për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar dhe po bën njëkohësisht bilancin e kësaj tragjdie të radhes.

Sipas mediave italiane, një naftëmbajtëse qe po kalonte aty pranë ka gjetur gomonen e mbytur dhe ka lajmëruar menjëherë Rojen Bregdetare italaine. Ata kanë arritur të shpëtojnë rreth 15 emigrantë por deti ka qënë shumë i trazuar dhe me mjetet qe ata kanë pasur në dispozicion ka qënë shumë e vështirë për t’i shpëtuar të gjithë, prandaj menjëher kanë lajmëruar Rojen Bregdetare. Mendohet se emigrantët janë të gjithë më prejardhje nga Afrika Qendrore.