Një tragjedi e ka prekur gjatë mbrëmjes së sotme familjen Bejta, nga ku vjen edhe kandidati i BDI-së për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, njofton News33.

Ky i fundit, nëpërmes rjetit social “Facebook”, ka njoftuar se ka jetë ka humbur vëllau i tij, Gjylgjis Bejta, sipas njoftimit të Bejtës në “Facebook”, varrimi I të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së nesërme pas namazit të drekës.

“Vëlla pusho në paqe. Me dhimbje të thellë njoftoj familjarët, miqt dhe shokët që vellau jonë, Gjylgjis Bejta sot ia dorëzoi shpirtin Allahut. Varrimi i të ndjerit bëhet (nesër) E diell, pas namazit te drekës.Zoti e mëshiroftë 🤲”, ka shkruar Bejta.