Para disa minutave në lagjen Hipodrom në Shkup ka ndodhur një tragjedi që ka marrë jetën e një personi të moshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një ndërtesë të kësaj lagjje ka plasur një bombolë gazi dhe e njejta e ka shkaktuar vdekjen e personit të mëshuar për të cilin ende nuk dihen informacione. I njejti ka dashur të largohet nga banesa por nuk ka arritur se është asfiksuar.

Nga SPB e Shkupit thonë se gjatë orëve në vazhdim do të sigurohen informacionet tjera rreth kësaj ngjarje./Telegrafi/