Një vajzë ka vdekur derisa katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku dje në autostradën “Ibrahim Rugova”. Gazeta KOHA merr vesh se familja që është aksidentuar rëndë është nga qyteti Kumanova, ndërsa ishin nisur për pushime në Shqipëri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se aksidenti është me pasoja fatale, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 10.

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident trafiku të rëndë me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë ai.  Hoxha ka shtuar se njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostradë janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik.koha