Një përfundim tragjik pati një nuse 23-vjeçare në ditën që supozohej të ishte më e lumtura e jetës së saj. 23-vjeçarja nusj humbi jetën në një aksident të tmerrshëm pikërisht në ditën e dasmës së saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rusi. Nusja po udhëtonte me makinë drejt kishës për t’u martuar, ku po e priste dhëndri. Gjatë rrugës, automjeti me të cilin udhëtonte u përfshi në një aksident të rëndë dhe u shkatërrua tërësisht.

Një makinë Nissan që drejtohej nga një 31-vjeçar u përplas me makinën Lada ku po udhëtonte nusja, në rrethana ende të paqarta. Të afërmit që ishin përgatitur për dasmë, u morën me detajet e ceremonisë mortore të 23-vjeçares. Burri i saj, i shkatërruar nga tragjedia, ishte personi i fundit që u largua nga ceremonia mortore.