Shkruan: Medai Shaholli

Që nga shpallja e pluralizmit në “dërzhavën” NMK, e deri më sot, fatkeqësisht vazhdon të luhet në skenat e teatrit popullor të Parlamentit, vepra politike dhe misioni pansllasvist i guvernës, ”tragji-komedia” për fatin e shqiptarëve dhe të ardhmes e tyre.

Këtë tragji-komedi të vënë në skenë (mise en scène) nga trupa e shtetit sllav me skenarë dhe regjisorë kryeministra dhe Presidentë të Republikës, po marrin pjesë edhe aktorë shqiptarë siç janë Ali Ahmeti i DUI-t, dhe ndonjë aktor i dorës së dytë që po kontribuojnë në vazhdimin e lojës së “demonkracisë” me shqiptarët për statusin dhe pozitën e tyre si qytetarë të dorës së dytë.
Dhe si të thuash, kjo dora e dytë (si dorë evgjitësh) pra shqiptarët, janë të përfaqësuara gabimisht dhe padrejtësisht nga një Klan kusarësh dhe banditësh që sot njihen me emrin DUI, (ndërsa partitë e vogla ia kanë mbajtur ison në këtë tragji-komedi që luhet me shqiptarët) që për tre dekada së bashku apo ndaras me partitë e tjera të papërfillshme, kanë sabotuar dhe po mbajtën peng çështjen shqiptare.

Kështu, dështimi dhe denigrimi ynë i parë nga partitë politike ndodhi ndodhi me Kushtetutën e re të vitit 1991, kur deputetët prosllavë të PPD-së, partiçkës së parë shqiptare të cilët të entuziazmuar me atë rast ngritën dolli për atë kushtetutë të Gligorovit që nuk reflektonte vullnetin politik të shqiptarëve por vetëm të disa puthadorëve shqiptarë.

Tragjedjedia shqiptare vazhdon me ndërmarrjen e fushatave ushtarako-policore me pjesëmarrjen e PPD-së në atë qeveri antishqiptare e cila ka vazhduar me operacione të kordinuara banditeske me sulme e vandalizma kundër kulturës dhe arsimimit të gjuhës shqipe ndaj gondinës Universitetit të Tetovës apo fushatave ”disciplinuese” kundër shqiptarëve siç ishte Bitpazari, Ladorishti etj.

Derisa një ditë të bukur pranvere pikon nga qielli kapedan Aliu me shokë.

Konflikti i 2001 ishte loja e tragjike për shqiptarët sepse vetë komandanti i atij konflikti Ali Ahmeti, kishte përgatitur kurthin e luftëtarëve të lirisë në gusht të atij viti se, duhet dorëzuar armët pasi MO, “është fitorja jonë e madhe historike” dhe për këtë shkak duhet dorëzuar armët.

Ndërsa pas konfliktit branitellët sllavë u dekoruan dhe familjet e tyre kanë status dëshmori që u jepet pension si veteranë të luftës kundër “terreoristëve shiftari”, kurse dëshmorët dhe invalidët e ish luftëtarëve të UÇK-së nuk janë nderuar as shpërblyer familjet e tyre me status social ashtu siç kanë pala tjetër sllave.
Nga kjo “fitore” që shpalli Ali Ahmeti, nuk u zyrtarizua gjuha shqipe dhe as statusi i barabartë politik i shqiptarëve si element konstituiv i “dërzhavës” NMK.
Atëherë përse kishte ngritur në këmbë rininë shqiptarët dezertor Ali Ahmeti, për interesa të pushtetit duke marrë pjesë në qeveritë e koalicioneve me sllavët ashtu siç kishin bërë më parë dhe partitë e tjera shqiptare, apo për ta çuar në vend misionin që kishte marrë përsipër ta mbajtur peng çështjen shqiptare si bashkëpunëtor i zellshëm i pansllavizmit?

Zhvillimet politike të dy dekadave të fundit tregojnë një të vërtetë të madhe se komandant Ahmeti, nuk kishte ardhur për të bërë revolucion me konfliktin e 2001, por për të mbrojtur ”dërzhavën” nga elementë radikalë brenda kampit shqiptar që nuk u pajtuan me MO, të cilët e quajtën këtë marrëveshje si dështim dhe tradhti ndaj luftëtarëve të lirisë.
Komandanti Aliu pas miratimit të MO, u konsiderua nga ish luftëtarët e tij si renegat i ilegales shqiptare që po mbronte interesat sllave.

Dhe jemi këtu pas 18 vjet më vonë, ku tragji-komizmi i tyre vazhdon me miratimin e genjeshtrës së madhe të miratimit të ligjit për gjuhët, që ata e quajnë ligji për gjuhën shqipe dhe ndryshimet kushtetuese ku gjuha shqipe mbeti gjuha e bashkësive etnike të 20 %!!!

Përderisa shqiptarët nuk do ta ndëshkojnë Ali Ahmetin dhe DUI-n, me vota apo me forma të tjera të kundërshtimit, tragjedia shqiptare do të vazhdoj të luhet mbi kurrizin e shqiptarëve.

Deri kur…