Një keqkuptim i vogël për pak sa nuk i përplasi këngëtarin e njohur Sabiani dhe transgjinoren Linda Rei në studion e “Zonë e Lirë”.

Në një moment moderatori Arian Çani e ka provokuar disi debatin, duke pyetur Sabianin në lidhje me përshtypjet e tij për transgjinoren linda të pranishme në studio. Ndërsa ky i fundit po shprehte mendimin e tij, Linda është keqkuptuar dhe ka shpërthyer menjëherë. 

“Biond me flokë me dekolorant, çfarë ka ai me mua. Edhe thotë se ka fëmijë vetë. Me atë tallen të gjithë në Instagram. Cfarë ka ai me mua”, reagon transgjinorja Linda.

Por më pas Çani ndërhyn dhe i thotë Lindës se është “keqkuptuar, pasi Sabiani nuk tha gjë”. /SYRI.net/