“Ne fuqimisht jemi përcaktuar se interesi ynë shtetëror kombëtar është që Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe jemi të sigurt se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar Maqedonia të jetë anëtare e tyre e plotfuqishme, por pa e ndërruar emrin tonë kushtetues”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov.

AI theksoi se angazhohen që kompanitë vendore dhe të huaja të barazohen dhe të krijohen kushte që paga minimale të arrijë të paktën 300 euro.

Sipas tij, Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi ka projekt më të mirë strategjik për luftë kundër korrupsionit.

Për punonjësit arsimor mes tjerash, siç tha, është paraparë që dyfish të rriten pagat dhe heqjen e testimit ekstern.