Në Klubin e deputetëve është duke u zhvilluar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaevski me liderët e partnerëve të koalicionit të LSDM-së. Në një deklaratë për media para fillimit të darkës së punës, kryetari i
Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka theksuar se do të mbështesin rindërtimin e Qeverisë nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës.

“Qëndrimi i LD-së dhe qëndrimi im si kryetar i partisë është i qartë. Do të mbështesim rindërtimin e Qeverisë nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës. Është përfaqësim adekuat dhe i drejtë i të gjitha bashkësive etnike në qeveri dhe në institucionet tjera. Nëse devijohet nga ai parim, atëherë nuk do ta përkrahim rikonstruimin e Qeverisë”, tha Trajanov. Përndryshe, ne si palë nuk jemi të gatshëm të pranojmë shantazhe. Partia që ka probleme me grupin parlamentar duhet ta paguaj çmimin. Tani BDI ka gjashtë pozita ministrore. Nëse duan një partner të ri, atëherë duhet të heqin dorë nga dy vende, përndryshe …