Maqedonia vjen në Shkodër për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Shqipërisë.

Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri Igor Angelovski në prag të kësaj sfide me kuqezinjtë për eliminatoret e Botërorit të vitit 2018, ku nuk ka ngurruar të vlerësojë skuadrën tonë përfaqësuese.

“Ky është fillimi i një cikli të ri kualifikuesesh. Do të luajmë ndaj një kundërshtari që është në përmirësim të vazhdueshëm. Duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv”, tha Angelovski, raporton tch.

“Nuk kemi probleme me dëmtimet, do të jemi gati për këtë ndeshje. I kemi bërë zgjedhjet në skuadër në bazë të cilësive të futbollistëve. Kam një besim të verbër tek lojtarët që kam grumbulluar”, shtoi trajneri i Maqedonisë./TetovaSot