Ballina Sport TRAJNERI KROAT: KAM ANALIZUAR KOSOVËN, JEMI MË TË FORTË

TRAJNERI KROAT: KAM ANALIZUAR KOSOVËN, JEMI MË TË FORTË

Kosova dhe Kroacia do të takohen nesër në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

Para sfidës së vështirë ka folur për mediat kroate trajneri Ante Çaçiç, i cili ka pohuar se Kroacia është më e fortë dhe se kualiteti është në anën e tyre.

Kroati më tutje pohon se e ka analizuar një ndeshje të Kosovës dhe se e di si luajnë futbollistët kosovarë, transmeton Telegrafi.

“Ata do të bëjnë gjithçka, nuk kanë çfarë të humbin, nëse mund të them kështu, por ekipi ynë është më i fortë, me më shumë përvojë. Unë besoj se do të bëjmë gjithçka për të luajmë mirë dhe për të marrë rezultatin që kërkojmë”.

“Kosovën e kam parë në vetëm një ndeshje. Kroacia në secilën ndeshjen duhet të jetë e vendosur për të treguar cilësitë në fushë”, deklaroi Ante Çaçiç, shkruan 24sata.hr.

Kujtojmë se nesër me fillim në ora 20:45 këto dy skuadra do të takohen në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.