Avancimi i dijenive të gjykatësve dhe prokurorëve për aspektin penal, mbrojtjen juridike civile dhe administrative të së drejtave nga pronësia intelektuale dhe përgatitja e tyre përfundimtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka për qëllim trajnimi “Mbrojtja civile-juridike e të drejtave nga pronësia interektuale”, që sot dhe ensër mbahet në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” në Shkup.

Trajnimi është në kuadër të Tuining projektit të BE-së “Përforcimi i realizimit të së drejtave nga pronësia intelektuale”, e organizuar nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” në bashkëpunim me Entin shtetëror për pronësi industriale dhe Zyra daneze për patenta dhe marka tregtare. Projekti do të zgjasë 19 muaj dhe është financuar nga BE-ja.

Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë Aneta Arnaudovska deklaroi në trajnimet ndodhitë më të reja nga kjo sferë do t’i prezantojnë ekspertë nga niveli më i lartë, gjykatës në gjykatat supreme të Letonisë, Rumanisë, Italisë, Danimarkës, prokurorëve publikë dhe ekspertë, policë dhe ekspertë nga Zyra daneze për patentë dhe marka tregtare.

“Trajnimet dhe qëllimet e projektit përshtaten me raportin e fundit të KE-së për progresin e Maqedonisë, që rekomandon përforcim të ndjekjes penale në këtë sferë, ngritje të vetëdijes publike dhe sigurim të koordinimit të të gjithë organeve që marrin pjesë në zbatimin e legjislacionit nga kjo sferë”, tha Arnaudovska.

Theksoi se në trajnimet do të përfshihen tema civile-juridike të lidhura me mashktrime dhe krimin kompjuterik, mbrojtjen e markave tregtarem markave tregtare në internet, të së drejtave autoriale dhe disejnit, përllogaritjes së kompensimit të dëmit dhe konflikte midis emrave dhe domejnëve.

Tuining këshilltari i përhershëm Jane Hedegard tha se projekti ka për qëllim mbështetjen e përforcimit të zbatimit të së drejtave nga pronësia intelektuale, por edhe rritje të vetëdijes publike dhe biznes bashkësisë për nevojën dhe përfitimet nga mbrojtja e pronësisë intelektuale.

Në trajnimin dyditor marrin pjesë gjykatës të sektorëve civilë dhe sektorëve për konteste tregtare, përfaqësues të Entit shtetëror për pronësi industriale, ekspertë të pavarur ekonomik, përfaqësues të së drejtave të pronësisë intelektuale dhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante.

Në pyetjen e gazetarëve “rreth vlerësimit për ngecje serioze të gjyqësisë në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë”, drejtoresha e Akademisë Anrudovska u përgjigj: “Raporti i KE-së prisnim se do të përqëndrohet kryesisht në punën e Prokurorit special publik, megjithatë në pjesën tjetër ne të gjithë kemi targete dhe obligime tona, në pajtueshmëri të prioriteteve urgjente reformuese të zotëriut Rajhard Pribe dhe do të thotë se me përkushtim dhe intensivisht do të punojmë për përmbushjen e tyre.